“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Mazhoranca vendosi të “lajë” duart shpejt me Ilir Metën si President me Parlamentin e vjetër në mënyrë që të bllokojë çdo skenar të kreut të shtetit për mos dekretimin e qeverisë se re.
Kuvendi ia pasoi topin Gjykatës Kushtetuese, por kjo e fundit nuk e ka përfshirë këtë vendim në çështjet e saj prioritare duke e shtyrë shqyrtimin e ligjshmërisë së shkarkimit të kreut te shtetit pas dekretimit të qeverisë së re.
Pushimet në gusht duket se nuk i ka marrë vetëm politika por edhe 7 gjyqtarët e gjykatës Kushtetuese, ndërsa kalendari i punimeve të gjykatës për muajit shtator dhe tetor duket i vakët dhe për momentin nuk figuron asnjë datë për zhvillimin e seancës që do të vendoste përfundimisht për fatin e politik të Ilir Metës.
Të vetmet çështje që Kushtetuesja ka në plan të shqyrtojnë në vjeshtë janë ankimimi i minatorit që mbeti jashtë Parlamentit Elton Debreshi, i cili kërkon rrëzimin e pragut kombëtar prej 1 përqind për shpërndarjen e mandateve, si dhe një ankimim i unionit të noterëve shqiptarë dhe një tjetër i zyrës përmbarimore.
Vera ka vendosur një “armëpushim” të përkohshëm mes dy ish-aleatëve, por vjeshta për ta duket se ka plane te tjera për Ramën dhe Metën. Parlamenti i ri nis punimet me 6 shtator, por nëse Gjykata Kushtetuese nuk parashikon asnjë datë për shqyrtimin e një ndër çështjeve më të nxehta të politikës, Edi Rama me kabinetin e tij të ri në shtator do duhet të trokasë në derën e Ilir Metës të cilin vetë e shkarkoi për të bërë betimin për mandatin e 3-të të tij.
Top Channel