Mazhoranca vendosi të “lajë” duart shpejt me Ilir Metën si President me Parlamentin e vjetër në mënyrë që të bllokojë çdo skenar të kreut të shtetit për  mos dekretimin e qeverisë se re.     

Kuvendi ia pasoi topin Gjykatës Kushtetuese, por kjo e fundit  nuk e ka  përfshirë këtë vendim në çështjet e saj prioritare duke e shtyrë  shqyrtimin e  ligjshmërisë së shkarkimit të  kreut te shtetit pas dekretimit të qeverisë së re.

Pushimet në gusht duket se nuk i ka marrë vetëm politika por edhe 7 gjyqtarët e gjykatës Kushtetuese, ndërsa kalendari i punimeve  të gjykatës  për muajit shtator dhe tetor duket i  vakët dhe  për momentin nuk figuron asnjë datë për zhvillimin e  seancës që do të vendoste përfundimisht për fatin e politik të Ilir Metës.

Të vetmet çështje që Kushtetuesja ka në plan të shqyrtojnë në vjeshtë janë ankimimi i minatorit që mbeti jashtë Parlamentit  Elton Debreshi, i cili kërkon rrëzimin e pragut kombëtar prej 1 përqind për shpërndarjen e mandateve, si  dhe një ankimim i unionit të noterëve shqiptarë dhe një tjetër i zyrës përmbarimore.

Vera ka vendosur një “armëpushim” të përkohshëm mes dy ish-aleatëve, por vjeshta për ta duket se ka plane te tjera për Ramën dhe Metën. Parlamenti i ri nis punimet me 6 shtator, por nëse  Gjykata Kushtetuese nuk parashikon asnjë datë për shqyrtimin e një ndër çështjeve më të nxehta të politikës,   Edi Rama me kabinetin e tij të ri   në shtator do duhet të trokasë në derën e Ilir Metës  të cilin vetë e shkarkoi për  të bërë betimin për mandatin e 3-të të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA