Ka nisur largimi i mbetjeve drejt inceneratorëve në Fier. Mjetet kanë nisur punën për largimin e mbetjeve të grumbulluara gjatë këtyre dy ditëve.

Pas fikjes së zjarrit që zgjati disa ditë dhe mbylljes së fushës së mbetjeve në Mbrostar, mbetjet nga sot do të shkojnë pranë inceneratorit që është ndërtuar në fshatin Verri, ku pritet të nisë edhe përpunimi i tyre.

Kapaciteti i përpunimit të plehrave në inceneratorin e Fierit është 250 deri në 280 ton për 24 orë. Ndërkohë bashkia Fier dhe njësitë administrative grumbullojnë rreth 400 metër kub në 24 orë.

Inceneratorit pritet të fillojë nga puna pas grumbullimit të sasisë së nevojshme të plehrave. Një ditë më parë kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi deklaroi se në këtë fushë do të mbillen pemë duke mbyllur njëherë e përgjithmonë fushën e mbetjeve në Mbrostar.

Top Channel