Emri/ Dënohet me 7 muaj burg shqiptari që u kap në fermë kanabisi: Më kërcënuan…

02/08/2021 22:30

Një 26-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 muaj paraburgim në Britaninë e Madhe pasi punoi për tre javë në një fermë kanabisi në Hartlepool.

Në dëshminë e tij, Armand Hajredini tha se e kanë detyruar që të merrej me kanabis, pasi e kanë gënjyer se do të kishte një punë në ndërtim.

26-vjeçari duhet të kujdesej për 100 rrënjë kanabis me vlerë deri në 84 mijë paund dhe këtë punë e bënte pa pagesë. Ai tha se kishte marrë kërcënime për veten dhe familjen që të mos e linte punën, shkruajnë mediat britanike.

Ai u kap nga policia në kopshtin e pasmë të fermës me një palë celësa dhe celular në dorë. Ndërsa në gjykatë u tha se shqiptari nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe flinte në një shtrat të vetëm në kuzhinë.

Avokatja e tij tha se 26-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion pesë vjet më parë nga Franca, por ai humbi të gjitha dokumentet e tij të identifikimit dhe ai punoi në juglindje të vendit në ndërtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA