48 qytetarë janë rezultuar të infektuar me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se rezultatet dolën pas 2.288 testimeve.

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje, ndërsa janë shëruar 5 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 582”, thuhet në njoftim.

Top Channel