Foto ilustruese

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se është autori i plagosjes me armë gjahu të një 55-vjeçari.

Plagosja ka ndodhur në vendin e quajtur “Lumi i Kripës”, në afërsi të fshatit Dëllënjë. I plagosur ka mbetur Viktor Hyso, ndërsa dyshohet se autor është 58-vjeçari Sotir Gjonçari.

“Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë e mundur shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit S. Gj., 58 vjeç, banues në Delisuf, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë gjahu çifte, shtetasin V. H., 55 vjeç, banues në Novosel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte (të cilën ky shtetas e posedonte me leje).

Shtetasi S. Gj., u shoqërua në Komisariatin e Policisë Vlorë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA