Aksident në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, dy makina bëhen “copë-copë” (Pamjet)

02/08/2021 18:19

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, në vendin e quajtur “Ura e re”.

Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë janë lënduar tre persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy  drejtuesit e mjeteve, të identifikuar me incialet R.P., 63 vjeç;  M. L., 58 vjeç,  dhe një pasagjere janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Në vendin e quajtur  ‘’Ura e re’’  aksi rrugor Shupenzë- Maqellarë janë përplasur dy automjete dhe si pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën e po marrin ndihmë mjekësore në spital dy drejtuesit e mjeteve shtetasit R.P., 63 vjeç;  M. L., 58 vjeç,  dhe një pasagjere”, thuhet në njoftimin e policisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel