Ushtruan aktivitetin pas orarit, gjobiten me 1.000.000 lekë dy administratorë subjektesh në Himarë

01/08/2021 11:37
Foto ilustruese

Dy administratorë subjektesh në Himarë janë gjobitur me 1.000.000 lekë secili pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Dy personat e identifikuar me inicialet R. T., dhe I. T, u ndëshkuan me masë administrative sepse vijuan organizimin e aktivitetit, duke mosrespektuar orarin e përcaktuar për mbyllje, në lokalet e tyre, në Himarë.

Strukturat e Policisë Himarë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Top Channel