U kapën duke kultivuar kanabis në Skrapar, arrestohen dy persona. Procedohet penalisht edhe kryetari i fshatit

01/08/2021 12:33

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Skrapar si dhe është proceduar penalisht Kryetari i fshatit pasi akuzohen për kultivimin të bimëve narkotike si dhe shpërdorim detyre.

Në kuadër të operacionit policor “Dorenja” , janë arrestuar në flagrancë shtetasit A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Çorrotat, Skrapar, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë kanë evidentuar në fshatin e tyre ishin kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjithashtu, në banesën e njërit prej tyre u sekuestruan fara të dyshuara cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe fishekë. Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht Kryetari i fshatit Çorrotat, shtetasi me iniciale shtetasin A.P., 58 vjeç, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike. Finalizohet me sukses operacioni policor “Dobrenja”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet penalisht Kryetari i fshatit. Sekuestrohen fara cannabis, 1 armë gjahu dhe disa fishekë

Shërbimet e Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor “Dobrenja”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit A.P., 41 vjeç dhe D.H., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Çorrotat, Skrapar, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë kanë evidentuar në fshatin Çorrotat dhe Romas, Skrapar, bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

 Gjithashtu në banesën e shtetasit D.H., u gjetën dhe sekuestruan fara të dyshuara cannabis sativa, 1 armë gjahu dhe fishekë.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.P., 58 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Çorrotat, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA