Vatrat e zjarrit në lartësitë e fshatit Kutal në Përmet janë shuar. Një ditë më parë, rreth orës 14:20 u aktivizua zjarri dhe në orën 08:45 të ditës së sotme është vënë nën kontroll të plotë.
Një pjesë e zonës së mbrojtur të pyllit është shkrumbuar krejtësisht ndërsa në vlerësimin paraprak bëhet fjalë për 10 hektarë të djegur.
Zjarri ka rënë në vendin e quajtur Braçkove fshati Kutal, Njësia Administrative Piskovë, Bashkia Përmet. Në aksionin e shuarjes së flakëve të zjarrit, janë angazhuar 20 forca të armatosura, 5 forca policore, 21 forca zjarrfikëse nga Përmeti, Këlcyra e Tepelena me 5 mjete zjarrfikëse.
Njëkohësisht krahas tyre u angazhuan edhe 30 punonjës të Bashkisë Përmet. “Aktualisht forcat zjarrfikëse janë duke monitoruar vatrën e zjarrit dhe kontrollin e djegieve në brendësi të zonës së emergjencës”, shprehën burime zyrtare nga Sektori Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës nga Bashkia e Përmetit.
Top Channel