“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Situata në Vlorë është tepër shqetësuese pasi për të gjashtën ditë vijojnë të mbeten aktive vatrat e zjarrit.
Banori i Dukatit Niko Hasko i ka bërë thirrje strukturave përgjegjëse për ndërhyrje urgjente pasi zjarri po përparon duke iu afruar banesave në vendin e quajtur rrëza e kanalit në Dukat të ri.
“Banoj në rrëzën e Kanalit, fshati Dukat. Situata e zjarrit është shumë e vështirë. Në këto momente, për 1 orë apo 2 digjen shtëpi, janë disa familje rresht, le më ullinj e portokalle. Zjarri është 100 metra larg shtëpive, zonës së banuar. Për 2 orë të vjen në shtëpi dhe nuk ka mundësi të hyjë zjarrfikësja. Helikopteri duhet të kishte nisur në këtë vend pastaj në anën tjetër e bënte dhe me krah. Rrëzë malit, duke nisur nga ku është zjarri janë rreth 30-40 banesa. Nuk ka mundësi të shkojë njeriu atje se temperaturat të shkrijnë në vend”, tha banori.
Ndërsa gruaja e tij u shpreh: “Kemi një javë me gjithë burrin dhe nuk na e hedh njeri dorën. Jemi të rrezikuar. Zjarri nuk është as 200 metra larg”.
Top Channel