Situata në Vlorë është tepër shqetësuese pasi për të gjashtën ditë vijojnë të mbeten aktive vatrat e zjarrit.
Banori i Dukatit Niko Hasko i ka bërë thirrje strukturave përgjegjëse për ndërhyrje urgjente pasi zjarri po përparon duke iu afruar banesave në vendin e quajtur rrëza e kanalit në Dukat të ri.
“Banoj në rrëzën e Kanalit, fshati Dukat. Situata e zjarrit është shumë e vështirë. Në këto momente, për 1 orë apo 2 digjen shtëpi, janë disa familje rresht, le më ullinj e portokalle. Zjarri është 100 metra larg shtëpive, zonës së banuar. Për 2 orë të vjen në shtëpi dhe nuk ka mundësi të hyjë zjarrfikësja. Helikopteri duhet të kishte nisur në këtë vend pastaj në anën tjetër e bënte dhe me krah. Rrëzë malit, duke nisur nga ku është zjarri janë rreth 30-40 banesa. Nuk ka mundësi të shkojë njeriu atje se temperaturat të shkrijnë në vend”, tha banori.
Ndërsa gruaja e tij u shpreh: “Kemi një javë me gjithë burrin dhe nuk na e hedh njeri dorën. Jemi të rrezikuar. Zjarri nuk është as 200 metra larg”.
Top Channel