“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Kjo është një kolonë makinash, ku të gjitha mjetet janë duke qëndruar në korsinë e shpejtësisë, ndërkohë që korsia tjetër është totalisht bosh.
Kjo sjellje e drejtuesve të mjetit, që bllokojnë korsinë e shpejtësisë bëhet shpeshherë shkak i burimit të aksidenteve sipas ekspertit rrugor Arben Luzi:
Një tjetër problematikë në rrugët interurbane të Shqipërisë siç është kjo e Tiranë-Durrës janë edhe korsitë e shpejtimit dhe ngadalësimit, që mundësojnë hyrjen dhe daljen nga rrugët dytësore. Në shumicën e rasteve këto korsi janë tepër të shkurtra dhe nuk i jep shoferit mundësinë të marrë shpejtësinë e duhur.
Kamera e Top Channel vëren edhe momentet në mbikalimin e Kasharit ku makinat hyjnë me vështirësi në autostradë dhe situata bëhet problematike, ndërmjet drejtuesve.
Në këtë rast shumë prej tyre detyrohen të qëndrojnë në korsinë e shpejtësisë për të shmangur makinat që vijnë nga rrugët dytësore dhe kanë shumë pak metra në dispozicion për të hyrë.
Eksperti Luzi mendon se korsia duhej të ishte bërë më e gjatë nga autoritetet:
Top Channel