Rama prek me fjalët për prindërit: Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë…

01/08/2021 11:20

Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të nënës, kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga varri i prindërve, për të cilët thotë se lutet për të qenë i denjë për dashurinë e tyre.

Rama shkruan se kur vdes babai, fëmijës i duhet të bëhet burrë, e kur i vdes nëna bëhet fëmijë pavarësisht moshës.

Aneta Rama ndërroi jetë vitin e kaluar në datën 1 Gusht, pas një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.

“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…”, shkroi kryeministri.

Top Channel