Nata finale e “Za fest”/ Kalaja e Shkodrës priti artistët dhe publikun, mes tyre edhe të huaj

01/08/2021 13:10

Nga Thethi, në edicionin e Pestë, ZA Fest, zbriti më poshtë duke i dhënë “ZA” Shkodrës, qytet i cili përherë ka qenë vendtakim i kulturave europiane. Për 3 netë me radhë, në Shirokë, Gjuhadol dhe në kalanë e Rozafatit u bënë bashke artistë shqiptarë të famshëm edhe ne skenat botërore.

Kalaja madhështore e Shkodrës ishte edhe me e bukur në natën finale të festivalit ku u bë mikpritëse e artit të vërtetë.

Jehona e ZAfest tashmë ka kaluar kufijtë e Shkodrës dhe Shqipërisë.

“Vij nga Australia. Jo nuk është hera e parë, e katërta. Është shumë bukur, atmosferë e këndshme, njerëz të mrekullueshëm, mbrëmje e veçantë. Do të jem këtu 2 muaj për të shijuar vendin tuaj, kam miq dhe më pëlqen ta vizitoj Shkodrën”.

Za Fest” nisi si një sensibilizim për ruajtjen e Alpeve të Veriut dhe promovon dialogun ndërkufitar, kulturën që bashkon njerëzit, mbrojtjen e natyrës, të drejtat e grave dhe fuqizimin e të rinjve.

Ky festival u mbështet nga ambasada e Bashkimit Europian, Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe me media partner Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA