Luiza Gega ka hyrë në historinë e sportit shqiptar, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike të Tokios.

Kryeministri Edi Rama ka uruar atleten shqiptare dhe përmes një statusi në rrjete sociale shkruan se Gega është e para shqiptare që kualifikohet në një finale të këtij kompeticioni sportiv.

“Respekt Kampione! Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, ajo doli e pesta në garën me pengesa për baterinë e saj, duke siguruar automatikisht finalen, e cila do të zhvillohet më datë 4 gusht.

Top Channel