Lezhë/ Ndërron jetë në spital një pushues 68-vjeçar nga Prizreni, dyshimet e para
01/08/2021 13:56
Një 68-vjeçar nga Prizreni kishte udhëtuar për pushime në plazhin e Shëngjinit, por ndërroi jetë në spital.
Forcat blu bëjnë me dije se dyshohet se vdekja erdhi si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak”, njofton policia.
Top Channel