Autoritetet shëndetësore njoftuan të dielën se në Kosovë janë regjistruar 100 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja, sipas raportit ditor të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, dolën pas testimit të 2.849 mostrave.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe tre pacientë, ndërkaq raste aktive janë 539.

Që prej marsit të vitit 2020, deri më 1 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 108.465 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.266 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq, 105.660 persona kanë mposhtur virusin.

Më herët gjatë kësaj jave, zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bënë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me koronavirus janë të lidhura me variantin Delta.

Ky variant, që është më ngjitës, sipas tyre, është bërë dominues edhe në Kosovë.

Top Channel