Kjo është domatja dardhë e cila e ka prejardhjen nga zona e Përmetit. Është kultivuar shumë herë për të mbërritur në tarracën e kësaj shtëpie që është transformuar në një kopësht të vogël.

“Në fillim vendosëm rrushin në tarracë për të freskuar pak shtëpinë dhe krijuam një ambjent komod ku pinim kafe. Fillimisht vendosëm vazot e para të luleve pastaj filluam me perimet, pastaj vazhduam me frutat dhe tani është kthyer në një kopsht të vërtetë”.

Në këtë kopsht Eva dhe bashkëshorti tregojnë se kultivojnë të gjitha perimet e stinës, thajnë fruta siç e shikoni për ti çuar më pas për liker apo për fruta të thata e që përdoren si çaj përgjatë dimrit. Këtu ka pemë ulliri, ka luleshtrydhe, fruta të ndryshme. Është një mini-kopsht që në një hapësirë kaq të ngushtë arrin të sigurojë shumë produkte.

“Nga luleshtrydhja likeri i luleshtrydhes, nga mentja likeri i mentes, shurupi i rrushit të cilin e përgatisnin nënat tona që ndryshe quhej pekmez. Gjithashtu ne përgatisim rakinë, uthullën me pjesën e rrushit që konsumojmë vetë dhe asnjë gjë nuk shkon dëm, çdo gjë riciklohet.”

Madje Eva tregon se kjo është bërthama e një minibiznesi.

“Kjo është një ide që e zhvilloi pandemia por pasioni ka qenë gjithë kohës. Unë përgatisja produkte për familjen për njerëzit e dashur por gjatë pandemisë duke pasur më shumë kohë shijoja produktet dhe më lindi ideja e nën produkteve. Sot kam dhjetë lloje likeri me fruta të ndryshme janë tetë lloje likosh dhe diku tek dhjetë çajëra bimorë.”

Top Channel