Karaburuni mbulohet nga tymi, mali vijon të mbetet nën “pushtetin” e flakëve

01/08/2021 10:40

Top Channel ka siguruar pamje të situatës në Karaburun, teksa ndodhet në ditën e gjashtë të “luftës” me flakët që kanë përfshirë malin dhe fshatin Tragjas.

Situata është shqetësuese, ndërkohë që ka mbërritur një helikopter dhe vijon të hedhë ujë në zonat pyjore që janë nën flakë në malin e Karaburunit.

Për shkak të terrenit të thyer dhe malor shuarja e tyre është shumë e vështirë, madje e pamundur. Zjarri në Karaburun rrezikon të përparojë në drejtim të zonave të banuara në Dukat Fushë, pranë lagjes “Kanal”.

Forcat e zjarrfikëses janë në gatishmëri ,ndërsa njësia administrative Orikum, ju ka kërkuar banorëve të jenë vigjilentë dhe në gatishmëri në rast nevoje . Dhe në pjesën tjetër ,në kodrat e fshatit Tragjas vijojnë zjarret të cilat ndryshe nga Karaburuni nuk paraqesin rrezik përhapjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA