Gushti nis me trafik të rënduar, pushuesit dynden drejt plazhit të Durrësit

01/08/2021 11:33

Në rrugën e plazhit në Durrës është trafik i ngarkuar automjetesh.

Ndonëse është mesditë, qarkullimi në aksin rrugor Ura e dajlanit -Plepa është tepër i lartë, duke shkaktuar dhe vonesa në lëvizjen e automjeteve.

1 gushti shënon dhe fillimin e muajit të pushimeve për shumë njerëz. Zgjedhja e parë për shumë prej tyre është bregdeti i Adriatikut me lehtësirat që ofron.

Shërbimi i mirë dhe çcmimet e pranueshme për të kaluar pushimet në plazh e bëjnë bregdetin e Durrësit më të frekuentuarin nga vendasit dhe të huajtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA