Gërmia, parku më i frekuentuar/ Në këto ditë përvëluese është zgjidhja e vetme për banorët e Prishtinës

01/08/2021 12:59

Parku i Gërmisë është shndërruar në një vendstrehim për banorët e kryeqytetit në këto ditë të nxehta.

Këto ditë kur temperaturat po arrijnë deri në 39 gradë, kryeqytetasit po e shfrytëzojnë freskinë e Gërmisë për aktivitete sportive, për të ecur, e kaluar kohë me familje.

Kjo bën që aty të gjesh qytetarë nga të gjitha grupmoshat.

Por, parku i Gërmisë është ndër të paktat hapësira të gjelbëruara, ku banorët mund të kalojnë kohë.

Kjo hapësirë përbëhet nga mbi 1900 hektar me rreth 600 lloje të florës.

Gërmia është ndër parqet më të frekuentuara në vend gjatë gjithë stinëve të vitit.

Top Channel