Fundjava në Shëngjin/ E zgjedhin mijëra pushues vendas, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia

01/08/2021 13:15

Kjo është pamja që të ofron bregdeti i Shëngjinit, me mijëra pushues vendas por jo vetëm kanë zgjedhur që këtë fundjavë me temperaturat përvëluese ta kalojnë pranë bregdetit të Shëngjinit.

Deti i pastër dhe i ngrohtë, rëra kurative dhe qetësia janë arsyet kryesore që turistët, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën apo pushimet verore në Shëngjin.

Pushuesit vlerësojnë ndryshimet rrënjësore të bëra në Shëngjin.

Angazhimi i strukturave akomoduese por edhe i pushtetit vendor mbetet i lartë për të siguruar kushtet e nevojshme për pushuesit që kalojnë pushimet në këtë bregdet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA