Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për 2 vepra penale, arrestohet 52-vjeçari, do ekstradohet drejt Italisë

01/08/2021 13:24
Foto ilustruese

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Një 52-vjecar i dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike” është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Bert Seseri alias Albert Seseri, 52 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA