Ekspozita e Arben Meksit/ Punimet e arkitektit u prezantuan në qytetin e Korçës

01/08/2021 13:07

Karikatura, arti që kritikon situatat qesharake ka mbushur pedonalen e Korçës buzë mbrëmjen e së shtunës.

Ekspozita e arkitektit Arben Meksi i njohur për punimet e tij në Karikaturë dhe fitues i shumë çmimeve, ka sjellë punimet e tij me tematikë universale.

Larg karikaturave të portretit por më pranë tematikave sociale dhe fenomeneve si ngrohja globale, paqja, tematika familjare etj, artisti tregon se është e rëndësishme që karikatura të vijë në vëmendje e të vazhdojë të rritet.

I vlerësuar shpesh jo vetëm për mesazhet q përcjell por edhe paraqitjen grafike të punimeve, arkitekti vlonjat fitues i shumë çmimeve në karikaturë ka në plan çeljen e një ekspozitë në Tiranë dhe një galerie në Vlorë.

Top Channel