E rëndë në Tiranë/ 58-vjeçari bie nga banesa e tij në orët e para të mëngjesit
01/08/2021 12:09
Një 58 vjeçar ka rënë nga lartësia e banesës së tij mëngjesin e sotëm në Tiranë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, pasi ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.
“Paraprake: Rreth orës 04:50, të mëngjesit të sotëm, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Sh. B., rreth 58 vjeç. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel