“Dy persona po mbahen peng, kanë frikë se…”, Rama flet për shqiptarët që refuzojnë të largohen nga kampi i ferrit

01/08/2021 08:36

Kryeminstri Edi Rama ka pritur 14 fëmijë dhe 5 gra që kanë mbërritur në Shqipëri pasi kishin vite që jetonin në kampin famëkeq në Siri.

Në konferencën për mediat paralajmëroi se do të ketë një tjetër operacion, ndërsa foli edhe për persona të tjerë që refuzojnë të shkëputen nga kampi sepse janë të frikësuar për jetën.

“Janë dy raste që ne njohim, nuk them emra, por nga informacionet e marra janë persona pengje brenda kampeve që nuk shkëputen dot, që kanë frikë dhe e kanë të bazuar se gjatë momentit të shkëputjes mund tu marrin jetën. Janë 2 persona që kanë refuzuar”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se nuk i tërheqin dot me forcë nga kampet në Siri. Rama e ka cilësuar këtë operacion tepër të vështirë duke theksuar se ka pasur rrezik edhe për jetën e personave të përfshirë në operacion.

“Operacionet kësaj natyre janë të vështira se realizohen në një terren forcash që janë luftë me njëra tjetrën. Kampet nuk janë pushimi, as kampe shtetërore të sistemuara sipas një rregulli të caktuar, janë kampe lufte, kampe të sistemuara në gjysëm të provizuar dhe me autoritete që variojnë, në këtë drejtim puna që bëhet është e dyfishtë, është një punë me ata që administrojnë kampet dhe me personat e infiltruar qe mbledhin informacion. Brenda kampit ka dinamika nga më të ndryshmet, ka njerëz nuk shfaqen fare, ka njerëz që janë pengje të së tjerëve atyre brenda, është një situatë ferri.

Ashtu si e tha sot gjenerali ka pasur vërtet rrezik për jetën e peronave të përfshirë në operacion. Kjo është një punë e përditshme e përmuajshme, është një punë kërkimore, ne kemi çuar një numër të caktuar profilesh, prej fillimit kur kemi vënë kontaktet me ndihmën e konsullit tonë në Liban, por janë profile që disponojmë nga koha e mëparshme kur këta individë janë larguar drejt atij fronti aq famëkeq ku një pjesë kanë gjetur vdekjen, pjesa tjetër janë fëmijë gra, ish luftëtar, por ata gjenden në burgje. Është e paqartë sa është numri që kanë mbetur”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA