Durrës/ Gjobiten tre pronarë, njëri nuk ulte zërin e muzikës. Dy të tjerë ushtronin aktivitet jashtë orarit

01/08/2021 11:07

Tre pronarë subjektesh janë ndëshkuar me masë administrative pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje.

Njëri prej tyre procedohet penalisht, për prishje të qetësisë publike, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar dhe u gjobit me 1.000.000 lekë.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Top Channel