Një 47-vjeçar është arrestuar në aksin rrugor Kukës-Morinë pasi është kapur me automjetin taksi tip “Benz”, duke transportuar shtetas të huaj.
Shtetasi A. H., po transportonte shtetasit e huaj që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, të drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” , 200 euro si dhe një telefon.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e “dhënies ndihmë shtetasve për kalim të paligjshëm të kufirit”. Operacioni u zhvillua nga DVP Kukës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe DVKM Kukes.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel