Aktivizohet një vatër zjarri në Mamurras, banorët të shqetësuar nga flakët pranë banesave (Pamjet)

01/08/2021 14:04

Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është aktivizuar ditën e sotme në Mamurras. Sipas banorëve, zjarri i fuqishëm rrezikon edhe banesat.

Ndërkohë zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se si Mamurrasi është mbuluar nga tymi ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi.

Ditët e fundit, ka pasur situatë shqetësuese në jug të vendit si pasojë e zjarreve. Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku flakët janë shumë pranë banesave dhe terreni është tepër i vështirë.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, kemi marrë njoftim së mbi
mbi urën e Drojës, Mamurras, ka rënë zjarr duke u djegur bimësi dhe shkurre në kodrën e fshatit.

Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses, të cilët punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit/ve të zjarrvënies.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel