Aksident në Fier-Seman/ 6 të plagosur nga përplasja e dy makinave, Benz-i që drejtohej nga 16-vjeçari përfundon i shkatërruar në kanal

01/08/2021 15:28

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak më parë në aksin e rrugës Fier Seman në afërsi të fshatit Fermë Çlirim .

Nga pamjet duket se janë përplasur 2 automjete , Benz” dhe “Volkswagen”, ku njëra prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Për shkak të goditjes së rëndë 6 persona janë plagosur:  2 drejtuesit e mjeteve 16 dhe 61 vjeçar,  dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti ka sjellë trafik  pasi është edhe fundjavë e pushues të shumtë drejtohen drejt plazheve Darzezë e Seman.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë-Çlirim, janë përplasur automjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” me drejtues përkatësisht shtetasit I. I., 16 vjeç, dhe V. H., 61 vjeç, e për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel