Vrasja aksidentale e 13 vjeçarit në Mat, policia i vë prangat poseduesit të armës. Ja çfarë iu sekuestrua

31/07/2021 10:35

Policia e Matit ka vënë në pranga poseduesin e armës, si pasojë e së cilës një 13-vjeçar, ditën e djeshme, humbi edhe jetën.

Po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur  në orët e para të mëngjesit datë 30.07.2021, ku në një stan në malin ‘Skëndërbeg’,  aksidentalisht dyshohet se u vetëvra me armë zjarri shtetasi R.K.,  13 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat,  arrestuan në flagrancë  shtetasin : P.S., 47 vjeç, banues në Kurbin (poseduesi i armës së zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 13-vjeçari.)”, njofton policia.

Si ndodhi ngjarja?

Mësohet se viktima bashkë me tre fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal, e atje kanë gjetur armën.

Raportohet se ata kanë dërguar bagëtitë në stan e kanë nisur të luajnë me armën e gjetur, që për fat të keq, ka qenë e mbushur.

Dyshohet se i mituri ka shkrepur vetë armën dhe si pasojë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në vend.

Shërbimet e policisë janë njoftuar rreth orës 12 të natës, ndërsa shërbimet kanë arritur në 6 të mëngjesit për shkak të largësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA