Japonia zgjati gjendjen e jashtëzakonshme në katër provinca të tjera pasi Covid-19 po përhapet me shpejtësi të madhe në vend, gjersa vazhdojnë Lojërat Olimpike Tokio 2020.
“Varianti Delta më i transmetueshëm po bëhet dominues në gjithë vendin, ka shqetësime se infeksioni mund të përhapet më tej”, tha kryeministri japonez Yoshihide Suga. “Infeksionet po përhapen në zonën metropolitane të Tokios, rajonin Kansai (në Japoninë perëndimore) dhe shumë zona të tjera me një shpejtësi të paparë”, paralajmëroi ai.
Gjendja e jashtëzakonshme fuqizon qeveritë lokale të kufizojnë orët e punës dhe të zbatojnë masa më të rrepta kundër virusit. Japonia regjistroi më shumë se 10.000 raste gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi transmetuesi publik NHK News.
Top Channel