Reja toksike nuk largohet nga Fieri, vazhdojnë të digjen mbetjet plastike në vendgrumbullimin e mbetjeve

31/07/2021 13:12

Për të pestën ditë radhazi, qyteti i Fierit është mbuluar nga retë toksike dhe ajri i ndotur.

Për të dëgjuar shqetësimin e shëndetit të qytetarëve që po sjell kjo katastrofe mjedisore ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Koduzi, të cilët nga vendgrubullimi i mbetjeve u shprehën se situata që po përballen fieraket prej 5 ditësh po i çon drejt vdekjes së parakohshme.

Koduzi tha se institucionet përkatëse duhet të masin ndotjen e të marrin masat, pasi djegia në ambient të hapur rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Qytetarët fierake kanë edhe sëmundje të mbartura, pasi kanë punuar më herët në kompani nënkontraktore të naftës.

Ndërsa Alibeaj shprehet se qeveria shqiptare ka harxhuar me miliona euro për atë incenerator që akoma nuk është në funksionon. Kjo është një fytyre e re e qeverisë pasi helmi po ju merr jetën qytetarëve. Ndaj thirrje qeverisë që SPAK të zbarkojë në Fier”.

Në këto 5 ditë, qyteti i Fierit vijon të jetë nën pushtetin e tymit por edhe vetë institucionet po përballen me këtë realitet jetese, pa asnjë përgjegjësi nga askush, pasi edhe mbetjet po hidhen në vende të pacaktuara, duke shtuar rrezikun e ndotjes drejt brigjeve detare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA