
Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale.
Të arrestuarit janë një 19-vjeçar, i cili është kapur pasi i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit ku ishte i punësuar dhe i arrestuari tjetër është një 37 vjeçar, i cili është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në aksin Sarandë-Borsh.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. S., 19 vjeç, pasi me datë 29.07.2021, i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash menaxherit të lokalit, ku shtetasi B. S., ishte i punësuar.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. A., 37 vjeç, pasi në aksin rrugor Sarandë-Borsh, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel