I dërguari Top Channel në Liban Muhamed Veliu raporton se 19 gratë dhe fëmijë që do të riatdhesohen në Shqipëri janë nxjerrë nga kampi Roj.
Ishin bashkëshortët e tyre të cilët gjatë viteve 2013-2014 i çuan në Siri.
Top Channel disponon listën e plotë të 19 personave por për arsye etike dhe privatësie ka vendosur mos ti publikojë emrat e plotë.
Drejt Tiranës do të udhëtojë:
B.K nga Tirana me 5 fëmijë.
E.V nga Dibra me 4 fëmijë.
L.K nga Tirana me 2 fëmijë
K.Z nga Tirana me 3 fëmijë
R. B nga Librazhdi
Disa prej këtyre fëmijëve kanë lindur në Siri. Disa prej burrave të këtyre pesë grave janë vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS ndërsa ata që janë gjallë ndodhen në burgjet kurde.
Transporti
Operacione të tilla përveç rreziqeve që mbartin kanë edhe një kosto shumë të lartë financiare si për transportin e të riatdhesuarve ashtu dhe për fazën e procesit të riintegrimit.
Top Channel ka mësuar se qeveria shqiptare nuk është kursyer për shpenzimet e këtij operacioni ku përfshihet udhëtimi me një avion të posaçëm nga Siria verilindore për në Damask e më pas drejt Bejrutit dhe Tiranës.
Lexo edhe: Exclusive/ Edi Rama në Liban, 5 gra dhe 14 fëmijë nxirren nga kampet e Sirisë
Top Channel