Policia e Shtetit ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit ku bëhet e ditur se janë pezulluar 63 leje drejtimi, janë vendosur 1690 masa administrative, si dhe janë arrestuar 11 persona.
Ndërsa për vetëm 6 orë monitorim në baypasin e Fierit janë 19 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi që varionin nga 145 km/h deri në 166 km/h dhe 62 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të patentës.
“Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë pezulluar 63 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Në të gjithë vendin janë arrestuar 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë.
Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë vendosur 1690 masa administrative për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit e kaskës mbrojtëse dhe parkime të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve”, njofton policia.
Policia e shtetit i bën apel të gjithë qytetarëve që të ecin me kujdes në rrugë.
“Mos fluturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugore dhe në rastin më të keq aksidentin!
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep”, njofton policia.
Në çdo aks rrugor, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë ka patrulla të Policisë Rrugore me 📸🚔📹📟.
#❌shpejtësisë🛫🚘🛣️ ❌alkoolit🍺në🚘
#Radari 📸drageri📟dhepolici👮🚔tëshpëtojnëjetën.
Top Channel