Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim tre persona, babai me dy djemtë, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një 43-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasit; N. M., 45 vjeç,  Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatij Tetaj”, njofton policia.

Këta persona në bashkëpunim me njeri – tjetrin, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin P. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Fierzë, i cili është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës.

Po ashtu bëhet e ditur se pasi e kanë goditur me thikë i kanë dëmtuar me gurë edhe automjetin tip “Volksëagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”,  “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA