Tentuan të shisnin në Shqipëri makina të vjedhura jashtë, procedohen penalisht dy persona në Tiranë dhe shpallen në kërkim dy të tjerë Dy vatra zjarri vijojnë të jenë prezente dhe që paraqesin rrezikshmëri në rrethin e Vlorës, zjarri në Karaburun dhe në fshatin Tragjas.
Zjarri mbi fshatin Tragjas është aktiv që prej dy ditësh, ndërsa gjatë natës vatra e zjarrit ka zbritur në afërsi të fshatit duke bërë që banorët të largojnë bagëtitë e imta nga stanet aty pranë. Ndërkohë që 20 punonjës së zjarrfikëseve ndodhen që në orët e para në terren duke luftuar me flakët.
Ndërkohë një grup tjetër prej 40 vetash, janë drejtuar në malin e Karaburunit pasi janë disa vatra aktive ende dhe për të shkuar në vendngjarje duhen 5 orë. Për fikjen dhe normalizimin e së bashku me punonjësit e zonave të mbrojtura është prefekti i Vlorës Flamur Mamaj dhe ushtar të repartit të Poshnjas në Berat.
Top Channel