Vrasja e Santiago Malkos/ Shtyhet gjykimi i të pandehurve, seanca e radhës më 15 shtator

30/07/2021 14:41
Viktima Santiago Malko

Gjykimi i kërkesës për kalim të të pandehurve në procesin për vrasjen e Santiago Malkos është shtyrë ditën e sotme.

Shkak u bënë mbrojtësit e të pandehurit Elvis Gacaj që mungonin. Seanca e ardhshme do të jetë më 15 shtator.

Gjithashtu u pezulluan afatet e paraburgimit për Ilir Selmanin.

Kujtojmë se ish-punonjësi i policisë së kryeqytetit mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së 26-vjeçarit u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

I riu ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit. Po në vitin 2016 rezulton se Santiago Malko ka pasur një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi në lokalin e dy vëllezërve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA