Turistët bllokohen në kanione, dëmtohet njëri prej tyre. I vjen në ndihmë Policia

30/07/2021 19:23

Patrulla e Policisë së kufirit në  Dhërmi është duke ju dhënë ndihmë një grupi turistësh të huaj në kanionet e Gjipesë.

Ata kanë mbetur të bllokuar në kanione dhe deri më tani u është dhënë ndihma e parë njërit prej tyre, i cili fatkeqësisht ka dëmtuar edhe këmbën.

I dëmtuari pritet të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa operacioni i shpëtimit për personat e mbetur në kanion është duke vijuar.

“Në datë 30.07.2021 ora 17.00 pas një telefonate të mbërritur në sallën e Policisë së Rendit Himarë për disa shtetas që kishin ngecur në kanionet e Gjipesë, shërbimet e Policisë kufitare në Dhërmi, u organizuan për lokalizimin dhe më pas shpëtimin e tyre.

Falë ndërhyrjes së efektivëve është bërë e mundur nxjerrja e dy shtetasve të cilët janë D.K i datëlindjes 28.06.2002 banues në Suedi, dhe E.Ji datelindjes 22.11.2000 banues ne Itali, ndërsa për personin e tretë,  E.Dh i datëlindjes 14.09.2006 banues në Tiranë është kërkuar ndihma e FNSH për nxjerrjen e tij për arsyen se ky shtetas ka marr dëmtime në këmbë dhe e ka të vështirë të lëvizë normalisht”, njoftoi policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA