Përgjimet për çështjen e manipulimit me votat çuan SPAK te një skemë e korrupsionit që përfshinte Kadastrën e Tiranës.
Pak ditë më parë, u arrestuan tre seksere dhe disa punonjës të kadastrës janë pezulluar nga detyra për shkak se janë nën hetim për korrupsion.
Të enjten ata dolën para gjykatës, e cila i la në burg ndërsa SPAK vijon hetimet. Të arrestuarit po bashkëpunonin për të përvetësuar disa prona në zonën e Tiranës, më saktësisht në Sauk. Por ata kishin rolin e ndërmjetësit ndërkohë që SPAK është në kërkim të porositësit të këtyre akteve korruptive.
Identiteti i tij është ende jo publik, por jo i panjohur për hetuesit e SPAK. Nga përgjimet, del se Gazmend Canaj dhe Neritan Bablusha kanë marrë përsipër nxjerrjen e dokumenteve të pronësisë, të përmendura, si rasti “Shati”, për të cilin interesohet personi nën hetim Gëzim Basha, kundrejt pagesës.
Bablusha, i thotë Gazmendit dhe Gëzimit se po shfrytëzon lidhjet e tij shoqërore Kadastrën e tiranës, për të rregulluar letrat e pronësisë dhe marrjen e tyre.
Në përgjime ata janë kapur duke bërë premtime për paratë që do jepeshin si ryshfet ndërsa me anë të Watsapp dërgojnë edhe dokumentet si dhe janë gati 2 milionë.
Top Channel