Ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm derisa u gjet i vdekur / Historia prekëse e 25-vjeçarit në Turqi (Pamjet)

30/07/2021 11:08
Viktima, Şahin Akdemir

Ndërsa flakët kanë pushtuar 8 provinca të Turqisë prej më shumë se 48 orësh, një hero humbi jetën.

Şahin Akdemir, 25 vjeçari nga Marmaris është njëri nga viktimat që humbi jetën nga flakët.

Ai kishte ndihmuar vullnetarisht ekipet e zjarrfikësve për të shuar zjarret.

Dy ditët e fundit ai u kishte dërguar ujë zjarrfikësve me motorin e tij dhe në postimin e fundit para së të humbiste jetën, ai kishte bërë thirrje që ata të ndihmoheshin.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale mund të dëgjohen lutjet e një fermeri për të shpëtuar bagëtitë e tij nga djegia. Në zërin përgjërues të fermerit dëgjoheshin lutjet e tij për kafshët.

Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe dy persona, Osman dhe Şehri Kardaş, të cilët u gjetën të shkrumbuar në kuzhinë dhe tualet dhe dyert ishin të kyçura në momentin e zjarrit.

Në një rrëfim për CNN Turk i biri rrëfen mes lotëve se i ati e kishte marrë në telefon për t’i thënë se shtëpia ishte rrethuar nga flakët dhe kishte nevojë për ndihmë.

“Biri im nxito”, ishin fjalët e fundit që dëgjoi nga i ati.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA