Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 74 raste të tjera të koronavirusit dhe dy viktima.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 156.299, ndërsa numri i viktimave në 5.493.
Institucionet shëndetësore po ashtu kanë regjistruar 17 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë COVID-19, duke e çuar në gjithsej 150.350 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 456.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 971.395 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.582 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Top Channel