Një nga rrugët më të mëdha të kontrabandës së kanabisit dhe të drogave në Europë kalon nga Shqipëria përmes fshatrave kufitare grekë.

Prej këtu droga dërgohet në Europën Perëndimore përmes porteve të Greqisë, thotë DW, reporteri i të cilës Gunnar Köhne, e ka parë nga afër situatën në zonë .

Ai është takuar me Konstantinos Karalambakis, shefi i sektorit kundër drogës në qytetin kufitar të Janinës, i cili ndalon shpesh në zonën kufitare shqiptaro-greke. Prej tij mësoi se njësia kundër drogës zhvillon shumë kontrolle, por shpesh gjen vetëm drogat që kanë lënë kontrabandistët.

Në vitin 2020 ajo sekuestroi mbi 1.5 tonë kanabis. Bandat ndërkohë po bëhen gjithnjë e më brutale dhe shumë janë të armatosur me kallashnikov kur sjellin “mallin” në Greqi, tregon Karalambakis duke shtuar se “pa dyshim situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme”.

Kontrabandistët e kalojnë shpesh kufirin gjatë natës me çanta shpine të mbushura plot me drogë dhe më pas fshihen poshtë trungjeve të pemëve.Policia e ka të qartë se mund të kapë vetëm një pjesë të sasisë së kanabisit që vjen nga Shqipëria, sepse sikurse tregon Karalambakis “Kufiri me Shqipërinë është shumë i gjatë, 300 kilometra, dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u mbikëqyrur. Po ashtu kontrabandistët e njohin shumë mirë zonën”.

Një çantë shpine me kanabis ka një vlerë tregu prej 50,000 eurosh. Charalambakis pretendon se përsa kohë Shqipëria është prodhues i kanabisit, ata nuk do të shpëtojnë nga ky problem.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA