Forumi Ekonomik i Shkupit nga ku Shengeni Ballkanin mori emërtimin e ri “Ballkani i Hapur” ka prodhuar kundërshti të forta në Kosovë me argumentin se kjo iniciativë është krijuar në Nish dhe nga e gjitha kjo përfiton Serbia.

Qeveria e Kosovës një ditë më parë tha se nuk kishte marrë ftesë por kryeministri Rama nga Shkupi u përgjigj prerë kur tha: “Boll me këto histori mora apo nuk mora ftesë”.

Analisti çështjeve të rajonit, Adri Nulleri tha për Top Channel se qeveria e Albin Kurtit është duke gabuar me këtë lloj qasje.

Nurellari: Vetëpërjashtimi nga kjo nisëm shkon ndesh shkon ndesh me konsolidimin e shtetit të kosovës dhe politikës së jashtme. Shkon ndesh edhe me marrëveshjen e 4 shtatorit në shtëpinë e bardhë ku është firmosur edhe mbështetja për mini Shengenin ballkanik.

Adri Nurellai thekson edhe një element tjetër të kundërshtisë së qeverisë Kurti.

Nurellari: E shikoj edhe si kundërshtim të parimit të ekonomisë se tregut për të hequr këto barriera. Kosova e ka pjesë të kushtetutës ekonominë e tregut. Të tilla organizime kanë ndodhur edhe në të shkuarën sikurse është iniciativa e vishegradit.

Edhe Arben Cejku ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, deklaroi për mediat e Prishtinës, se Kosova nuk e ka luksin të përdorë strategjinë e izolimit kur vjen puna tek bashkëpunimi me vendet e rajonit.

Sipas tij, nëse në Shkup do të kishim prezencën e dy kryeministrave shqiptarë, në mënyrë vizuale kjo do të tregonte, fuqinë e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA