U shkarkua prej problemeve me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Vlorës

29/07/2021 18:47

KPA ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Ardian Yllin.

Vendimi u mor ditën e sotme nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo, anëtarë.

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Vlorës për shkak të problemeve me pasurinë.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e KPA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA