Zjarri në gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv edhe mëngjesin e sotëm.

Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fiken e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum zjarri është aktivizuar serish.

Kërkohet ndërhyrja me forca më te shumta pasi është e pamundur të fiket me mjete rrethanore ky zjarr. Sipas prefekturës së Vlorës sot priten të vijnë në ndihmë disa ushtarë . Ndërkohë terreni i vështirë për të shkuar në mal e bënë edhe më te vështirë fikjen e zjarrit.

Ndërkohë që punonjësit e ADZM kanë ngelur pa ujë te pijshëm dhe janë te detyruar te zbresin nga mali, dhe për te zbritur duhen të paktën dy orë.

Top Channel