Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e vonë të së mërkurës në vendin e njohur si kryqëzimi i Manzës në Durrës. Burime bëjnë me dije se nga aksidenti është lënduar shtetasi Redon. F nga Manza.

Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është goditur nga prapa nga një mjet që drejtohej nga shtetasi Klevis H.

I aksidentuari është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrësit, ndërsa policia ka shkuar dhe po kryen veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes.

Top Channel