Kreu i PD Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, GJKKO pasi ka paditur për shpifje kryebashkaun e Tiranës, Erion Veliaj.
GJKKO seancën e sotme e kishte dedikuar si një seancë pajtimi mes palëve, por njoftohet se Basha ka refuzuar të ndërmarrë një hap të tillë dhe kësisoj gjyqi do të vijojë më 24 shtator.
Kërkesa për pajtim është refuzuar edhe nga Erion Veliaj, i cili nëpërmjet avokatit të tij Petrit Ismaili, ka kërkuar që gjyqi të vijojë.
Padia për shpifje kreu i PD Basha ka bërë ndaj kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i takon muaji tetor të vitit 2020, ku titullari i PS, në takimet gjatë fushatës, ka thënë se në kohën e tërmetit lideri i PD është bërë me 4 vila si dhe ka bërë një ndërtim pa leje.
Top Channel